Mesfushori portugez i Manchester United, Bruno Fernandes, ka zbuluar në një intervistë të dhënë së fundmi se në verë ka patur një ofertë për t’u larguar nga “Old Trafford”.
“U ula me klubin sepse kisha një ofertë për t’u larguar. Ne folëm nëse do të largohesha nga klubi apo do të qëndroja.
Ata thanë atë qëdonin qëndrimin tim. Thjesht pyeta nëse më shohin ende si pjesë të së ardhmes së klubit apo jo. Unë fola edhe me Erik Ten Hag në atë kohë. Ai ishte shumë i qartë me mua, klubi ishte shumë i qartë me mua, ata menduan se do të kisha një rol të rëndësishëm. Mendova se mund t’ia dilnim mbanë”—zbuloi Bruno.