Supersfida e javës së 15-të e Premier Ligës mesManchester United dhe Arsenali përfundoi në barazim 2-2. Skuadra e drejtuar nga Emery kaloi e para në epërsi me golin e  Shkodran Mustafi në minutën e 26-të të takimit.

Ndërsa katër minuta më vonë Martial shënoi për United duke barazuar rezultatin. Lacazete kaloi Arsenalin në epërsi për herë të dytë në këtë takim në minutën e 68-të të takimit.

Ndërkohë që United nuk e kishte thënë fjalën e fundit pasi në aksionin e parë barazoi rezultatin me anë të Lingard. Pas këtij barazimi, Arsenali renditet në vendin e pestë me 31 pikë ndërsa Manchesteri në vendin e tetë me 23 pikë.

Në ndeshjen tjetër Çelsi u mposht nga Wolves me rezultatin 2-1. Humbja e dytë në 3 ndeshje për skuadrën e Sarrit që duket e shkëputur nga kreu.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb