Man.United kërkon të rikthej në Premier League Gareth Bale por rruga që kanë zgjedhur nuk është aspak e lehtë. “Djajtë e kuq” janë të gatshëm të plotësojnë çdo kërkesë të sulmuesit uellsian por nuk kanë ndërmend të paguajnë para kesh për kartonin e tij. United dëshiron që Reali ta lë të lirë në formë huazimi për dy vite. Perez mund të pranojë këtë ofertë të Man.United vetëm në rastin kur për Bale nuk do të ketë më asnjë mundësi transferimi, fundja dhe nëse e lënë të lirë në formë huazimi sërish do të kursenin.

Bale Real Madrid
Bale Real Madrid

Në dy sezone, Bale përfiton afro 56 milion euro pagë, përfshi këto dhe bonuset. Në kushtet kur mes Bale dhe Zidane ka një krisje totale, për Perez do të ishte një kosto e madhe të mbaj në stol një lojtar me këto shifra, qoftë ky Bale. Sipas “Sunday Mirror”, United fillimisht duhet të bind lojtarin, më pas të paraqes këtë propozim në tryezën e Perez.

De Gea
De Gea

Në pritje për të kuptuar se çfarë dëshiron Gareth Bale, Man.United më në fund ka vendosur të heq dorë nga David De Gea. Sipas “Sky Sports”, “djajtë e kuq” janë të gatshëm të pranojnë ofertën prej 22 milion euro e ardhur nga PSG.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb