Trajneri i Manchester United, Ten Hag dha mendimin e tij para ndeshjes me Liverpool.

“Ky është realiteti dhe këto janë fakte. Dhe po, këtë vit gjithashtu, ne duam të fitojmë dhe duam të fitojmë trofe.

“Unë kam shumë besim në atë që jemi duke ndërtuar, kjo është çfarë kam bërë në 11 vitet e fundit. Kështu që duhet të keni durim, të prisni”.

“Ne do të punojmë dhe do të përmirësohemi gjatë këtij procesi dhe do të synojmë t’i realizojmë objektivat tanë dhe të fitojmë trofe”.

“Kritikat janë shumë subjektive, ka vetëm një gjë në futboll dhe kjo është fundi i sezonit kur ju e dini nëse keni fituar trofe apo jo. Dhe e përsëris veten time, pas Cityt, ne kemi fituar më së shumti trofe në futbollin anglez”, – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb