Zëvendëspresidenti i Monacos, Vladim Vasilyev, ka thënë se Manchester Unitedi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e sulmuesit Radamel Falcao. Djajtë e Kuq e huazuan kolumbianin për gjashtë milionë funte dhe kanë të drejtën për blerjen permanente të tij për 43.5 milionë funte gjatë verës. Mirëpo, forma e dobët e Falcaos (që ka shënuar vetëm 4 gola në 22 paraqitje), ka shtyrë drejtuesit e klubit anglez që të mos vendosë përfundimisht nëse do ta blejë atë.
“Jam takuar me bordin e Manchester Unitedit të dielën dhe ata ende nuk kanë vendosur nëse duan ta blejnë Falcaon”. “Ai nuk po kalon nëpër një formë të mirë, por ata kanë të drejtë për blerjen e tij në fund të këtij sezoni”, ka thënë Vasilyev për Nice Matin. Sipas tij, shumë klube tjera janë të interesuara për shërbimet e Falcaos, përkundër formës së tij jo të mirë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: