NGA ERMELINDA HOXHAJ

TIRANE- Universiteti Bujqësor i Tiranës ka publikuar emrat e 163 studentëve që përfitojnë bursë shteti. Për vitin akademik 2016-2017, qeveria ka miratuar 1800 bursa për studentët, të cilat do ndahen për disa kategori studentësh që plotësojnë kriterin ekonomik apo kritere të tjera, që kanë të bëjnë me statusin social të e studentëve.

Në tabelën bashkëngjitur janë emrat e studentëve të përfitojnë bursë të plotë për këtë vit akademik te Bujqësori, të ndarë sipas programeve dhe vitit të studimit. Bursa përllogaritet si shpenzim mesatar ditor për lekë në ditë (lekë/ditë) dhe paguhet çdo muaj, me kalim në numrin e llogarisë bankare të çdo studenti.

Në bazë të vendimit të qeverisë, bursë veç studentëve të shkëlqyer, përfitojnë edhe studentët në nevojë. Sipas pikës 5 të VKM-ës, studentë në nevojë konsiderohen: ‘Sipas kriterit ekonomik: Studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore.

Secili nga studentët, i cili rezulton bashkëshort me fëmijë dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore; personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.

Jashtë kriterit ekonomik bëjnë pjesë: studentët që kanë përfituar statusin e jetimit; studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë; studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror; studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës’.

LISTA BURSE
(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb