Nga: Ola Mitre*

Universiteti i Arteve ka përcaktuar kriteret e pranimit për të gjithë ata kandidatë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet master pranë tij. Sipas rregulloreve, pranimet në Fakultetin e Artit Skenik, të Arteve të Bukura dhe atë të Muzikës do të bëhen në bazë të konkurseve, ndërkohë që kandidatët do të kenë mundësi të futen në to pas regjistrimit në sekretaritë mësimore. Sipas udhëzimit të ministres Lindita Nikolla dhe njoftimit të nxjerrë nga UART, konkurrimi për pranimin e këtyre kandidatëve do të zhvillohet në datat 10-12 nëntor 2015, bazuar në aplikimet e paraqitura nga kandidatët deri në datën 5 nëntor. Në total, për vitin akademik 2015-2016 janë akorduar 236 kuota, nga të cilat, 20 në master profesional dhe 216 në shkencor (ndarjen sipas programeve e gjeni në tabelën bashkëngjitur shkrimit). Për të konkurruar, çdo kandidat duhet të paraqesë një dosje personale pranë fakultetit ku dëshiron të vazhdojë studimet, e cila përmban një sërë materialesh. Kështu, në dosjen personale të atyre që duan të vazhdojnë studimet master pranë Fakultetit të Artit Skenik duhet të ketë: CV personale, diploma e studimeve Bachelor, lista e notave të programit të studimit të kryer, dëshmi mbi rezultatet e arritura në procesin e realizimit të programit mësimor, projekte, shfaqje, filma, ekspozita etj. Po ashtu, dosja duhet të përmbajë dëshmitë e aktiviteteve artistike, si brenda, edhe jashtë shkollës, e më konkretisht: postera, fletëpalosje, fotografi, dhe çdo material tjetër që dëshmon aktivitetet artistike të konkurrentit. Sipas rregullores, kandidatët që kanë kryer programe të tjera studimi, jashtë Fakultetit të Artit Skenik, brenda dhe jashtë vendit, do të bëjnë një intervistë bashkëbisedimi me komisionin e pranimit. Dosjet personale janë të ngjashme edhe për kandidatët në Fakultetin e Arteve të Bukura dhe atë të Muzikës. E veçanta e tyre qëndron vetëm te disa materiale që duhen paraqitur. Kështu, në rastin e FAS kandidatët duhet të plotësojnë dosjen e tyre me workshope në vend të shfaqjeve apo ekspozitave, ndërsa kandidatët e Fakultetit të Muzikës duhet të paraqesin projekte apo koncerte.

Vlerësimi
Vlerësimi maksimal për çdo konkurrent do të jetë 100 pikë, ndërkohë që në konkurset që do të zhvillohen pranë Fakultetit të Artit Skenik dhe atij të Arteve të Bukura do të ndahet në 2 faza. Në fazën e parë do të vlerësohen dosja personale dhe nota mesatare, për të cilat mund të jepen maksimalisht 50 pikë, dhe në fazën e dytë do të vlerësohen testi teorik dhe formimi artistik, me po 50 pikë. Ndërkohë që, në Fakultetin e Muzikës ndarja e pikëve të vlerësimit do të bëhet me vendimin ad hoc të Komisionit të Vlerësimit, duke mbajtur parasysh kriteret e kërkuara. Ndërkaq, “Gazeta Shqiptare” publikon sot të plota rregulloret dhe kriteret sipas çdo fakulteti, ku ndër të tjera përcaktohen me saktësi dhe rregullat që duhen mbajtur parasysh para regjistrimit, gjatë konkursit, e deri në momentin që fitoni statusin e studentit.

Kriteret e pranimit
Kriteret e pranimit pranë Fakultetit të Arteve të Bukura
Të kenë kryer programin e studimit të ciklit të parë Bachelor pranë këtij fakulteti ose nga fakultete të tjera si brenda dhe jashtë vendit.
Pranohen të gjithë ata kandidatë që kanë kryer studimet në ciklin e vjetër 4-vjeçar në Fakultetin e Arteve të Bukura. Gjithashtu edhe ata kandidatë të ciklit 4-vjeçar, të fakulteteve të tjera brenda dhe jashtë vendit.
Për konkurrentët që kanë kryer studime jashtë vendit kërkohet njësimi i diplomës sipas ligjeve në fuqi.
Baza e konkurrimit për kandidatët në të gjitha programet e studimit të ofruara nga Fakulteti i Arteve të Bukura për studime në ciklin e dytë të studimeve “Master”, janë kriteret e miratuara nga Senati Akademik i Universitetit të Arteve.
Kandidatët për programin e studimit “Master i Arteve të Bukura”, duhet të dorëzojnë pranë Fakultetit të Arteve të Bukura, dosjen personale të konkurrentit, ku të jenë të përfshira:
CV e tij/e saj,
Diplomën (fotokopje e noterizuar),
Listën e notave të programit të studimit të kryer (fotokopje e noterizuar),
Dëshmi mbi rezultatet e arritura në procesin e realizimit të programit mësimor,
Projekte,
Workshope,
Ekspozita etj.
Dosja duhet të përmbajë dëshmitë e aktiviteteve artistike, si brenda dhe jashtë shkollës:
Postera,
Fletëpalosje,
Fotografi,
Çdo material tjetër që dëshmon aktivitetet artistike të konkurrentit.

Kandidatët që kanë kryer programe të tjera studimi, jashtë Fakultetit të Arteve të Bukura, brenda dhe jashtë vendit, do të bëjnë një intervistë bashkëbisedimi me komisionin e pranimit.

Kriteret e pranimit pranë Fakultetit të Artit Skenik
Të kenë kryer programin e studimit të ciklit të parë Bachelor pranë këtij fakulteti ose nga fakultete të tjera si brenda dhe jashtë vendit.
Pranohen të gjithë ata kandidatë që kanë kryer studimet në ciklin e vjetër 4-vjeçar në Fakultetin e Artit Skenik. Gjithashtu edhe ata kandidatë të ciklit 4-vjeçar, të fakulteteve të tjera brenda dhe jashtë vendit.
Për konkurrentët që kanë kryer studime jashtë vendit kërkohet njësimi i diplomës sipas ligjeve në fuqi.
Baza e konkurrimit për kandidatët në të gjitha programet e studimit të ofruara nga Fakulteti i Artit Skenik për studime në ciklin e dytë të studimeve “Master”, janë kriteret e miratuara nga Senati Akademik i Universitetit të Arteve.
Kandidatët për programin e studimit “Master i Arteve të Bukura”, duhet të dorëzojnë pranë Fakultetit të

Artit Skenik, dosjen personale të konkurrentit, ku të jenë të përfshira:
CV e tij/e saj,
Diplomën,
Listën e notave të programit të studimit të kryer,
Dëshmi mbi rezultatet e arritura në procesin e realizimit të programit mësimor,
Projekte,
Shfaqje,
Filma,
Ekspozita etj.
Dosja duhet të përmbajë dëshmitë e aktiviteteve artistike, si brenda dhe jashtë shkollës:
Postera,
Fletëpalosje,
Fotografi,
Çdo material tjetër që dëshmon aktivitetet artistike të konkurrentit.
Kandidatët që kanë kryer programe të tjera studimi, jashtë Fakultetit te Artit Skenik, brenda dhe jashtë vendit, do të bëjnë një intervistë bashkëbisedimi me komisionin e pranimit.
Kriteret e pranimit pranë Fakultetit të Muzikës
Të kenë kryer programin e studimit të ciklit të parë Bachelor pranë këtij fakulteti ose nga fakultete të tjera analoge, si brenda dhe jashtë vendit.
Pranohen të gjithë ata kandidatë që kanë kryer studimet në ciklin e vjetër 4-vjeçar në Fakultetin e Muzikës. Gjithashtu edhe ata kandidatë të ciklit 4-vjeçar, të fakulteteve të tjera analoge brenda dhe jashtë vendit.
Për konkurrentët që kanë kryer studime jashtë vendit kërkohet njësimi i diplomës sipas ligjeve në fuqi.
Baza e konkurrimit për kandidatët në të gjitha programet e studimit të ofruara nga Fakulteti i Muzikës për studime në ciklin e dytë të studimeve “Master”, janë kriteret e miratuara nga Senati Akademik i Universitetit të Arteve.
Kandidatët për programin e studimit Master Profesional dhe Master Shkencor/ Master i Arteve të Bukura, duhet të dorëzojnë pranë Fakultetit të Muzikës, dosjen personale të konkurrentit, ku të jenë të përfshira:
CV e tij/e saj,
Diploma,
Lista e notave të programit të studimit të kryer,
Dëshmi mbi rezultatet e arritura në procesin e realizimit të programit mësimor,
Projekte,
Koncerte
Pjesëmarrje të ndryshme etj.
Dosja duhet të përmbajë dëshmitë e aktiviteteve artistike, si brenda dhe jashtë UART apo IAL-ve të tjera analoge:
Postera,
Fletëpalosje,
Fotografi,
Çdo material tjetër që dëshmon aktivitetet artistike të konkurrentit.

(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: