NGA: ERMELINDA HOXHAJ*
Studentët që do të pra nohen në Universite tin e Mjekësisë për vitin e ri akademik 2016-2017 duhet të plotësojnë një sërë kriteresh të reja. Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë ka përcaktuar se kriter bazë për të aplikuar në 4 fakultetet e këtij universiteti është nota mesatare e tri viteve të gjimnazit. Edhe Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu” ka miratuar kriteret e pranimit për studentët që do të pranohen për vitin e ri akademik, ku sipas tyre, për një grup të caktuar lëndësh kërkohet mesatarja mbi 6, ose mbi 7 në disa raste. Ndërsa në FASTIP, Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën, pranimet do bëhen me konkurs.

MJEKËSIA & KRITERET
Senati Akademik në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në datën 28 janar 2016 ka miratuar kriteret e pranimit të studentëve. UMT mesataren e provimeve të maturës e vlerëson me 35%, ndërsa pikët e tjera kandidatët i marrin nga nota mesatare e gjimnazit dhe lëndët formuese. Sipas vendimit të Senatit Akademik të UMT, kriteret e pranimit të studentëve në ciklin e parë (Bachelor) dhe në ciklin e dytë të integruar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë janë: nota mesatare e Maturës Shtetërore 35%, nota mesatare e 3 (tri) viteve të shkollës së mesme 35% dhe lëndët formuese 30%.

Lëndët formuese që preferon Universiteti i Mjekësisë janë 5, por pesha e pikëve është e ndryshme nga njëra-tjetra: Kimi 10%, Biologji 10%, Fizikë 6%, Sociologji 2% dhe Filozofi 2%. Por, veç kritereve të sipërpërmendura, maturantët që do të aplikojnë në programet e studimit të ciklit të parë dhe ciklit të dytë të integruar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë patjetër kriterin e mesatares, e cila varion në bazë të fakulteteve. Fakulteti i Mjekësisë, ai i Stomatologjisë dhe i Farmacisë kanë si kriter notën mesatare 8.5, ndërsa fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, ku përfshihen profesionet e infermierisë, mamisë, teknik laboratori, logopedi dhe imazheri, e kanë pak më të ulët mesataren, pasi është 8.

UNIVERSITETI I DURRËSIT
Sa u përket pranimeve në Universitetin e Durrësit, ky universitet u ka dhënë peshë të njëjtë notës mesatare të viteve të shkollimit dhe lëndëve formuese. Ndërsa, për provimet e maturës nuk ka bërë asnjë përcaktim. Pra në llogaritjen e pikëve, 50% të tyre kandidati i merr nga nota mesatare e shkollës së mesme dhe 50% i merr nga mesatarja e lëndëve formuese, e cila varion në varësi të programit të studimit. Në disa programe studimi, mesatarja e shkollës së mesme nuk është mesatare aritmetike por me ponderim. Bashkëngjitur të interesuarit kanë tabelën me kriteret përkatëse në çdo program studimi në Universitetin e Durrësit.

(ed.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: