TIRANË
Universiteti “Luarasi” ka nënshkruar marrëveshjen me një ndër kompanitë më prestigjoze në Izrael në fushën e Sigurisë Kombëtare, kibernetikës dhe teknologjisë për të krijuar Akademinë e parë të Sigurisë Kibernetike në Shqipëri.
Drejtuesit kryesorë të ekipit të ekspertëve kanë shkëmbyer informacionin e nevojshëm me Rektorin e Universitetit ‘Luarasi’, Prof.Dr. Ethem Ruka dhe ekipin e tij drejtues. Bashkëpunimi u finalizua sot në një marrëveshje midis dy institucioneve.
Elta System LTD’ është një ndër kompanitë më prestigjioze në Izrael në fushën e Sigurisë Kombëtare, kibernetike dhe teknologjisë së informacionit dhe inovacionit.
Bashkëpunimi i kompanisë ‘Elta System LTD’ dhe Universitetit ‘Luarasi’ konsiston në krijimin e një akademie të sigurisë kibernetike në Shqipëri, shkëmbimin e eksperiencave, trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike si dhe teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në vend.
Akademia në Sigurinë Kibernetike do të kualifikojë dhe certifikojë studentët e universitetit ‘Luarasi’ dhe të gjithë ekspertët e kësaj fushe duke përfshirë administratën publike, bankat, si dhe kompanitë e telefonisë celulare etj.
(BalkanWeb)