Zv. Rektorja e Universitetit Luarasi, Anni Dasho, profesorë e asocuar, në podcastin Edu Vision, duke folur për bashkëpunimin me “London School of Economics”, një shkollë shumë prestigjoze globale, tha se Universiteti Luarasi po lançon për herë të parë në Shqipëri, programin më të mirë, dhe ky është një program i përbashkët me një nga universitetet më prestigjoze në Europë dhe në Botë.
Dasho tha se është një bashkëpunim disa vjeçar, dhe një vit më parë morëm liçencën dhe u quajtëm si “Qendër e mësimdhënies në 3 programe kryesore në bachelor” në Financë, Biznes dhe Administrim dhe i fundit që është një nga trendet më të mëdha në Europë dhe në Botë, që është “Data Science and Business Analytics – DSBA”, që ka të bëjë me menaxhimin dhe përpunimin e të dhënave analitike në fushën e biznesit dhe ekonomisë.
Në të tre programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” gjuha e zhvillimit të kurrikulës, realizimi i provimeve, konsulencës dhe ekspertizës së lektorëve më të mirë do të jetë “gjuha angleze”.
Krijimi i mundësisë për ndjekjen në gjuhën angleze të programeve të tilla të studimit të Universitetit “Luarasi” me “University of London-UoL”, në drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE” është një mundësi e artë për të gjithë gjimnazistët shqiptarë, studentët që duan të studiojnë në një program të dytë studimi dhe studentë nga trojet shqiptare, apo rajoni i Ballkanit Perëndimor.
“Universiteti “Luarasi” është i orientuar në ofrimin e programeve të përbashkëta dhe ndërkombëtarizimin e programeve të studimit dhe ka hedhur hapa konkretë bashkëpunimi me institucione partnere brenda dhe jashtë vendit në ofrimin e tyre. Në këtë kuadër, Universiteti “Luarasi” ka bërë realitet hapjen e tre programeve të përbashkëta të studimit me University of London-UoL” nën drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE”:
– “Bachelor’s in Data Science and Business Analytics – DSBA”,
– “Bachelor’s in Finance”,
– “Bachelor’s in Business Administration”.
Në përfundim të këtyre programeve të përbashkëta të studimit do të lëshohet diplomë e dyfishtë nga të dy institucionet e arsimit të lartë”, tha zv.Rektorja.
Dasho tha se lektorët janë të Universitetit Luarasi, duke bashkëpunuar me lektorët më të mirë nga partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor.
Duke sqaruar edhe më tej këtë risi, zv.Rektorja tha se në të tre programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” gjuha e zhvillimit të kurrikulës, realizimi i provimeve, konsulencës dhe ekspertizës së lektorëve më të mirë do të jetë “gjuha angleze”.
“Krijimi i mundësisë për ndjekjen në gjuhën angleze të programeve të tilla të studimit të Universitetit “Luarasi” me “University of London-UoL”, në drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE” është një mundësi e artë për të gjithë gjimnazistët shqiptarë, studentët që duan të studiojnë në një program të dytë studimi dhe studentë nga trojet shqiptare, apo rajoni i Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.
Dasho u shpreh se University of London-UoL” nën drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE”, përfaqëson një nga universitet më të mira dhe më me cilësi, si dhe një ndër markat më të njohura në tregun e arsimit të lartë sot në botë.
Sipas saj, diploma e lëshuar nga ky institucion i arsimit të lartë u jep opsione dhe mundësi të reja studentëve për të përmirësuar jetën e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin e një komuniteti më të mirë në ditët e sotme moderne.
“Kurrikula e ofruar nga University of London-UoL” nën drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE” dhe Universiteti “Luarasi”, në këto programe të përbashkëta studimi është e një cilësie shumë të lartë dhe ofron një përvojë mësimore ndërdisiplinore me qëllim që të integrojë teorinë akademike dhe aftësitë praktike sipas një kurrikule moderne, inovatore dhe bashkëkohore. Eksperienca dhe reputacioni arsimor që ofron “University of London-UoL”, “London School of Economics-LSE” për cilësinë e lartë ndërkombëtare dhe Universiteti “Luarasi” në atë kombëtare përbëjnë një aset të shkëlqyer për zhvillimit e kësaj kurrikule. Këto diploma ofrojnë mundësi punësimi të jashtëzakonshme, pasi ato i pajisin të diplomuarit me zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve, analiza, vetë-motivimi, të cilat janë cilësi që kërkohen nga punëdhënësit në vendin tonë, rajon dhe mbarë botën”, u shpreh ajo.