TIRANE
Universiteti Luarasi, në vitin e 21-të të krijimit të tij, nxjerr në treg një brez të ri studentësh të përgatitur në fusha të ndryshme, të cilët janë gati t’i shërbejnë tregut të punës.
Ceremonia e diplomimit në Universitetin Luarasi pati të pranishëm Presidentin e Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu, Presidenten e Universitetit, Fabiola Hysenbelliu, Bordin Drejtues, Senatin e Universitetit, të ftuar nderi, të gjithë stafin akademik, studentët dhe prindërit.
I orientuar në katër fakultete, Universiteti Luarasi ofron cilësi të lartë akademike, në:
• Fakulteti i Drejtësisë
• Fakulteti Ekonomik
• Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit
• Fakulteti i Shkencave Mjekësore
Studentët e rrjetit të ekselencës, si dhe ata të rrjetit Alumni, ishin të pranishëm dhe ndanë fjalë motivuese. Ata treguan përvojat e tyre në universitet dhe dëshmuan arritjet e tyre në treg, pas përfundimit të studimeve në Universitetin Luarasi.
Ceremonia e diplomimit priti një numër të madh studentësh, të cilët finalizuan arritjet e tyre përmes emocionet e mëdha. Ajo u mbyll me bindjen se e ardhmja e tyre është e sigurt në tregun e punës.
(BalkanWeb)