Sezoni i provimeve në Universitetin “Luarasi” shënon një moment të rëndësishëm për jetën akademike, ndërsa pas një viti të gjatë, stafi akademik dhe studentët korrin frytet e punës së tyre. Rektori Ethem Ruka shprehet i kënaqur me ecurinë.
Gjatë këtij viti, “Luarasi” është shpallur fitues në konkurse kombëtare dhe më gjerë, ndërsa bashkëpunimet me institucione akademike jashtë vendit kanë pasuruar rrjetin ndërkombëtar. Ndërsa një vit akademik mbyllet, përgatitjet për sezonin e ardhëm kanë nisur në kërkim të studentëve më të mirë dhe profesionistëve të ardhshëm.
Ruka fton prindërit dhe maturantët të marrin informacion për degët dhe programet e studimit.
(BalkanWeb)