Nga: AURORA GOLEMI*
TIRANE – Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” si çdo vit ka organizuar sipas traditës së universitetit, ceremoninë e përurimit të vitit të ri akademik 2015-2016.
12 vjet pasi hapi dyert për të pritur studentët e parë në Mjekësi, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ia ka arritur të shndërrohet në një nga universitetet më të konsoliduara në vend, pasi në partneritet me universitetet italiane studentët marrin diploma të përbashkëta shqiptare dhe njëkohësisht italiane, të cilat hapin dyert për të sapodiplomuarit që të punësohen në vendet e Bashkimit Europian.

Rektori i Universitetit, Bruno Giardia ka garantuar se ky institucion do të vazhdojë të përgatisë profesionistë të vërtetë, teksa tha se ky universitet është një realitet i konsoliduar gjate gjithë këtyre viteve. Rektori përmendi edhe risitë e këtij viti akademik siç janë hapja e dy programeve të reja studimi në arkitekturë dhe turizëm.

“Universiteti jonë ka një reputacion të përforcuar gjatë viteve dalëngadalë. Përkushtimi i treguar na ka lejuar të zgjerojmë ofertën edukuese duke shtuar këtë vit akademik edhe kursin e studimit në arkitekturë, në bashkëpunim me universitetin e Firences. Aprovimi i masterit për turizmin, në bashkëpunim me universitetin e Bolonjës, i shtohet rrjetit të bashkëpunimit që kemi me universitetet italiane.”- deklaroi Bruno Giardina, rektori i ZKM.

I ftuar special në këtë event ishte kardinal Xhuzepe Versaldi, prefekt i kongregates për edukimin katolik. I ardhur nga Vatikani, kardianl Versaldi është përgjegjës për edukimin katolik në mbarë globin. Për të, “Zoja e Këshillit të Mirë” është pikë reference e rëndësishme për studentët, që shërben si urë lidhëse mes kulturave të dy vendeve.

“Duhet të jetë nevoja për të integruar në identitetin e çdo personi një hapje drejt një bashkëjetese vllazërore me popujt e tjerë. Ky vend shembull për bashkëjetesën vllazërore mes feve të ndryshme, ndihet kjo dëshmi specifike kur ekstremizmi do të pushtojë mendjet e njerëzve dhe popujve. Këtu kemi shumë të rinj që bashkëjetojnë dhe bashkëpunojnë për objektivin e përbashkët, ata duan paqe për të gjithë dhe përparim.”- u shpreh kardinal Xhuzepe Versaldi.

E pranishme në ceremoninë e rastit ishte edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Ceremonia është organizuar sipas traditës së universitetit për të shpallur fillimin e vitit të ri akademik ku u kremtua edhe mesha e shenjtë nga eminenca e tij, kardinal Versaldi. Sakaq gjatë ceremonisë u mbajt edhe një ligjeratë me temë “Kultura europiane sfidë e Mesdheut”.

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ofron mundësi studimi për të gjithë të rinjtë në tre fakultete, atë të Mjekësisë, Farmacisë dhe Fakultetin e Shkencave Ekonomike e Politike. Stafi akademik me rreth 550 profesorë italiane dhe shqiptar kujdeset qe te rinjtë të marrin një edukim par ekselence me mundësi praktikash mësimore në Itali.

(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: