Kujtimet e ish-kryeministrit britanik Boris Johnson do të publikohen në tetor, ka njoftuar botuesi HarperCollins.

Botuesi tha se libri, i titulluar “Unleashed”, do të jetë “i sinqertë, i papërmbajtshëm dhe thellësisht zbulues”, duke mbuluar kohën e Johnson si kryebashkiak i Londrës dhe si kryeministër.

Libri del më 10 tetor.

“Jam i nderuar që HarperCollins po publikon rrëfimin tim personal për riorganizimin e madh që ka ndodhur në politikën britanike gjatë 15 viteve të fundit dhe çfarë mund të presë e ardhmja. Prisni derisa mendimet e mia për të ardhmen e Britanisë së Madhe të shpërthejnë në botën botuese si një shishe shampanje e trazuar”, theksoi Johnson.

Në janar 2023, regjistri i interesave të Johnson zbuloi se ai kishte marrë një hua prej 510 000 stërlinash për botimin e kujtimeve të tij, shumë më tepër se 7 674 stërlinat e marra nga pasardhësja e tij, Liz Truss, e cila gjithashtu publikoi kujtimet e saj ”10 vjet për të shpëtuar Perëndimin”.

Që kur u largua nga Parlamenti vitin e kaluar, pasi u zbulua se kishte mashtruar Parlamentin mbi Partygate, Johnson ka vazhduar të shkruajë për ”Daily Mail”.

Kohët e fundit, ai ka mbështetur disa kandidatë konservatorë në zgjedhje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: