Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini tha se 400 mijë palestinezë janë të bllokuar në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim në llogarinë e tij në rrjetet sociale X, Lazzarini deklaroi se autoritetet izraelite me urdhrat e fundit të evakuimit po i detyrojnë njerëzit të migrojnë përsëri.

Duke thënë se njerëzit në rajon nuk e pranojnë riemigrimin, Lazzarini tha: “Sepse ata e dinë shumë mirë se asnjë vend në Gaza nuk është i sigurt”.

Ai theksoi se në veri të Gazës pothuajse nuk ka nevoja elementare dhe për këtë arsye uria është përhapur dhe thelluar sërish.

“Ky operacion i fundit ushtarak kërcënon fazën e dytë të fushatës së poliomielitit për fëmijët. Fëmijët, si gjithmonë, vuajnë të parët dhe më së shumti”, tha ai.

Lazzari tha se “Fëmijët meritojnë më mirë dhe një të ardhme më të mirë” dhe bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: