Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) theksoi se 14 500 fëmijë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës izraelite në tetor 2023.
Duke cituar të dhënat e UNICEF-it, në një postim në X, UNRWA, të cilën parlamenti izraelit e ka ndaluar të veprojë në Izrael dhe Jerusalemin Lindor të pushtuar, shkruan se ”në Gaza çdo orë vritet një fëmijë”.
”Të privuar nga mësimi, djemtë dhe vajzat e Gazës kalojnë nëpër rrënoja. Koha po ikën për këta fëmijë që po humbasin jetën, të ardhmen dhe mbi të gjitha shpresën”, shkruan UNRWA.