Emisioni “Kjo Javë” në News24 ka patur në vëmendje të imët përmes rubrikës gazmore, politikanët shqiptare dhe ka përmbledhur momentet më zbavitëse. Italishtja duket se ka qenë trendi i javës. Janë parë teksa moderojnë në konferencat e tyre si ministri Blendi Klosi që kërkon mikrofonin në gjuhën fqinje po ashtu edhe Taulant Balla që duket me komod në artikulimin e fjalëve.


Betimi i deputetëve të rinj nuk ka kaluar pa u vënë re në disa momente kyçe e përmes deklaratave që kanë bërë për mediat.


Në syrin e rubrikës gazmore ishte edhe vetë Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në takimin me efektivët me një mimikë sa kritikuese aq edhe vëzhguese për secilin prej tyre. Shumë i kujdesshëm u shfaq këtë herë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në përmbyllje të protestës kur po këndohej himni kombëtar. Duke mos dashur të dëgjohej sesi këndonte sëbashku me tenorin e përzgjedhur, ka larguar me ngadalë, disa herë mikrofonat e gazetarëve të pranishëm.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb