TIRANË- Ura e Shën Prodhromit, e cila ndodhet në fshatin Voskopojë, i është nënshtruar së fundmi restaurimit. Specialistë dhe punëtorë te Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Korçë, pasi kanë konstatuar disa problematika si, dëmtimi i shtresës së sipërme, muratura e demtuar në pjesë të shumta të saj, apo dhe problemi i ujërave siperfaqesore, kanë realizuar një ndërhyrje emergjente për të shmangur rrezikshmerinë dhe dëmtimin e mëtejshëm të urës.

DRKK Korçë njofton se ekipi i mirëmbajtjes ka kryer dhe disa punime pastrimi të bimësisë, zëvendësimin e gurëve të munguar, sistemimin e shtreses së kalldrëmit, fugatim, mbushje të çarjeve vertikale dhe disiplinimin e ujërave sipërfaqësore.

Ura 300-vjeçare e Shën Prodhromit, monument i kategorisë se parë, në fshatin Voskopojë, lidh fshatin me Manastirin e Shën Prodhromit. Ajo përbëhet nga dy harqe prej guri të skalitur mirë dhe  është ndërtuar në te njëjtën periudhe me fshatin me 24 kisha dhe Akademi. Pjesa e sipërme e urës është kalldrëm. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb