Nga ENVER DOÇI*
 MAT – Në urën e Pazarit të Vjetër, që lidh tre fshatra, një të Klosit dhe dy të komunës Xibër, kalojnë rreth një mijë banorë. Por, këtë urë e kalojnë më shpesh, dy herë në ditë, nxënësit e shkollës, në një kohë kur ajo është tejet e amortizuar, pa mure anësore. Ura e rrezikon dukshëm jetën e banorëve që kalojnë në të e sidomos, të nxënësve, pasi furgoni, që I transporton ata nga njeri krah i urës në tjetrin, është i detyruar që në cep të urës të zbresë nxënësit dhe t’i presë në krahun tjetër për të vijuar rrugën.

Më problem, ura e Pazarit të Vjetër është në periudhën e dimrit, kur për shkak të reshjeve dhe ngricave, makinat rrëshkasin. Në kushtet e mungesës së mureve anësore, rreziku i rrëshkitjes së fëmijëve dhe rënie direkt në ujërat e ftohta të lumit Mat është një rrezik evident.

Banorët thonë se problemi bëhet po kaq serioz për të sëmurët, sidomos ata me dializë, që u duhet të udhëtojnë shpesh për në spitalet e kryeqytetit.

ar.sh/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb