Bilanci i të vdekurve i shkaktuar nga uragani Dorian në Bahamas është rritur nga pesë në gjashtë, bën me dije në një komunikatë për shtyp kryeministri i Shtetit Hubert Minnis, duke komentuar që parashikohen të tjera viktima.

Dy persona që kishin mbetur të plagosur dhe që ishin transportuar në ishullin e New Providence, ka thënë Minnis, vdiqën. Uragani Dorian është rreth 180 km në lindje të Cape Canaveral, në Florida dhe për tani rrugëtimi i tij mbtetet pranë brigjeve, me erëra deri në 175 km/h.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Alarmi është lëshuar edhe për Georgia, Carolinën e jugut dhe të veriut. Televizionet ndër të tjera tregojnë pamjet e pamëshirshme të shkatërrimit në ishullin karaibik, me zona të shumta të shkatërruara për kilometra të tëra. Uragani e ka humbur forcën dje dhe është deklaruar si stuhi e kategorisë 2.

‘Një tragjedi historike’. Fjalët e kryeministrit të Bahamas, Hubert Minnis, tregojnë vetëm pjesën e shkatërrimit të shkaktuar nga Dorian në ishuj. Bahamas prej pothuajse 48 orësh ndodhet në errësirë dhe e përmbytur nga uji. Bilanci provizor janë gjashtë viktima, por duket se numri i të vdekurve do rritet. Sipas informacioneve të pakonfirmuara qindra persona janë bllokuar, por ka edhe të tjera kufoma në rrugë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb