Uragani Dorian u zhvendos të shtunën drejt rajonit të Nova Scotia-s, në Kanada duke lënë më shumë se 380,000 njerëz pa energji elektrike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shumë dëme janë shkaktuar nga furia e stuhisë dhe raportohet për linja elektrike të rrëzuara, pemë të thyera dhe shume makina të shkatërruara në shumë zona.


Në një video të publikuar në Twitter forca e erës së uraganit ka rrëzuar një vinç, i cili bie mbi një godinë shumëkatëshe.

Gjatë rënies së vinçit godina është dëmtuar, por nuk dihet ende nëse brenda pallatit ka pasur njerëz.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb