Bilanci i fundit i uraganit Dorian në Bahamas është rritur me të paktën 30 viktima. Lajmin e bëjnë me dije autoritetet lokale.

Rreth 220 mijë banesa në South Carolina kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të uraganit.

Mes qyteteve të përfshira në blackout janë Charleston, Berkeley dhe Dorchester.

Ndërsa në North Carolina numri i banorëve të mbetur në errësirë është 267 mijë.

Numri i viktimave duket se është i destinuar të rritet, sipas njoftimit të bërë nga qeveria.

Aktualisht ishujt Aboca janë të kushte të tmerrshme, sipas asaj që shkruajnë mediat lokale. Ka trupa në rrugë, mungon uji dhe ushqimi.
Tonelata të tëra ushqimesh janë dërguar nga Panamaja në ndihmë të banorëve të dëmtuar, ka njoftuar World Food Programme e OKB.

Një panoramë për atë që po ndodh në Bahamas na e jep astronauti italian Luca Parmitano që nga Stacioni Hapësinor ndërkombëtar, që ka publikuar një video që tregon fuqinë e uraganit Dorian nga lart.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb