Florida po përgatitet për evakuimin e saj më të madh në shtatë vjet, ndërsa shteti amerikan do të goditet nga uragani Milton.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në disa pjesë të Floridës pasi një uragan po shkon drejt bregut të Gjirit tashmë të shkatërruar.

Qendra Kombëtare e Uraganeve konfirmoi se Milton – aktualisht në brigjet e Meksikës – ishte intensifikuar në një uragan të kategorisë 1 dhe mund të përbëjë “rreziqe kërcënuese për jetën” për pjesë të bregut perëndimor të Floridës.

Bëhet e ditur se paralajmërimi vjen vetëm 10 ditë pasi stuhia Helene – stuhia më vdekjeprurëse kontinentale që nga Katrina në vitin 2005 – përshkoi juglindjen, duke vrarë të paktën 225 njerëz, me qindra ende të zhdukur, shkruan BBC.

Në Florida, ku Helene la të paktën 14 të vdekur, guvernatori Ron DeSantis lëshoi ​​​​paralajmërimin e urgjencës për 35 qarqe dhe tha se përgatitjet ishin duke u zhvilluar për të rivendosur energjinë dhe për të pastruar rrugët përpara mbërritjes së Miltonit.

Siç raportohet, të dielën, Milton pati erëra maksimale të qëndrueshme prej 130 km/h.

“Ekziston besimi në rritje se një uragan i fuqishëm me rreziqe kërcënuese për jetën do të prekë pjesë të bregut perëndimor të Floridës rreth mesit të kësaj jave”, tha Qendra e Uraganeve.

Tani priten reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, gjë që mund të sjellë rrezik për përmbytje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: