Edhe pse arriti të shpallej kampion dimri dhe ruajti distancën me Man.City, Mourinho është një bishë e tërbuar pas barazimit 1-1 që Chelsea i tij arriti kundër Southamtpon. Në shënjestrën e trajnerit portugez përfundojë arbitri i ndeshjes. “Kemi humbur dy pikë por jo për fajin tonë. Nuk na dhanë një penallti të pastër kundër Fabregas. Në vëndet e tjera ku kam punuar, ky do të ishtë një skandal”, vijon më tej Mourinho. “Për fat të mirë jemi ende në krye të klasifikimit, por arbitri gabojë. Një gabim njerzor? Nuk besoj, të gjithë, trajnerët, lojtarë, provojnë në mënyrë sistematike të ndikojnë tek arbitri, duke i ushtruar presion që të marrin vendimi kundër nesh. Është diçka e cila ndodh prej kohësh, nuk mund të mendoj se është thjeshtë një rastësi”, theksoi Mourinho.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb