TIRANE- aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Tiranës, por fatmirësisht pa të lënduar rëndë. Një autobus i linjës Kombinat-Kinostudio ka përplasur një motoçiklist përpara Bashkisë së Tiranës.

Fatmirësisht, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime të lehta, por pa pritur që në vendngjarje të mbërrinte policia, dy drejtuesit e mjeteve kanë menduar ta zgjidhin vetë problemin.

Pasi kanë debatuar, shoferi i autobusit dhe drejtuesi i motoçikletës janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke u goditur më grushta, ndërkohë që një numër i madh njerëzish ishin mbledhur rreth tyre.

U desh ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën, ndërkohë që nisën hetimet për rrethanat e plota të aksidentit.

Pas kësaj, drejtuesi i motoçikletës, i cili pësoi dëmtime të lehta nga goditja, u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: