Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të ishte i mirëpritur në Itali, tha zëvendëskryeministri, ministri i Transportit dhe lideri i partisë së krahut të djathtë Matteo Salvini, një ditë pasi kryeministri izraelit u akuzua për krime lufte në Gaza nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
“Kam në plan të takohem me anëtarët e qeverisë izraelite së shpejti dhe nëse Netanyahu do të vinte në Itali ai do të ishte i mirëpritur. Kriminelët e luftës janë të tjerët”, tha Salvini.
Ai tha se ishte “mosrespekt” të quash “kryeministrin e një prej demokracive të pakta në Lindjen e Mesme” kriminel lufte.
Kryeministri hungarez Viktor Orban ftoi të premten Netanyahun në Pragë duke thënë se ai do sfidonte verdiktin e GJNP-së. Edhe SHBA nuk priti mirë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale./ANSA/