TIRANE– Tre ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të shpallur në kërkim për lidhje me organizatat kriminale të trafikut të drogës, kishin në shtëpi mbi 5 milionë euro të fshehura.

Gazetari Basir Çollaku deklaroi sonte në emisionin “Opinion”, se ish-drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, të shpallur në kërkim nga policia, kishin të fshehura mbi 5 milion euro në shtëpi.

Po ashtu sipas Çollakut për ish-drejtorin e Policisë së Durrësit ka një sërë materialesh dhe denoncimesh për shkelje në detyrë.

“Për ish drejtorin e Durrësit ka shumë denoncime te llahtarshme. Edhe ai po hetohet. Si për Ishmin ashtu edhe për Xibrakën këto materiale janë të partnerëve, nuk janë krejt tonat. Po të ishin tonat do kishin mbaru punë këta, do ishin bërë tasqebap”, u shpreh Çollaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: