Parlamenti po shkon drejt miratimit të projekt-ligjit për Urdhrin e Inxhinierit.
Në lidhje me këtë, Dëshira Mena, drejtuese e Unionit të Inxhinierëve Shqiptarë, në një intervistë në News 24 tha se Urdhri i Inxhinierit është i rregulluar me ligj e nuk ka nevojë për shtojca.
Sipas saj, projekt-ligji që pritet të miratohet bie ndesh me grupet e interesit, me vetë inxhinierët.
Dëshira Mena, drejtuese e Unionit t Inxhinierëve Shqiptarë: Urdhri i Inxhinierit është rregulluar me ligj, nuk duhet të modifikohet. Kanë propozuar një ligj aspak të mirë një grup personash, që nuk kanë lidhje me inxhinierinë. Ne jemi një grup i madh inxhinierësh, që jemi kundër projekt-ligjit të ri. Projekt-ligji bie ndesh me grupet e interesit.
Propozimi ka ardhur nga Luljeta Bozo, e cila është edhe inxhiniere dhe projekt-ligji bie ndesh me interesat e inxhinierëve. Të tjera gjëra thonë dhe të tjera duan të bëjnë dhe nuk janë transparentë se çfarë do të bëjnë. Në 18.00 do mblidhemi te Salla e Konferenca, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
(Balkanweb)