TIRANE

I ftuar në “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela, avokati Gylsen Zhllima sqaroi rastet kur nuk funksionon Urdhri i Mbrojtjes. Sipas tij realiteti shqiptar paraqet raste të dhimbshme.

“Meshkujt i trajtojnë femrat si pronë, i nxjerrin jasht sikur po shëtisin qenin dhe i kontrollojnë në celular çdo sekondë. Kjo është një sëmundje”-thotë ai, duke shtuar se Urdhri i Mbrojtjes që marrin është thjesht një masë parandaluese. Sipas Zhllimës as burgu nuk është zgjidhje, po mundësia më e mirë për t’i dhënë fund fund dhunës, është shkëputja e këtyre lidhjeve.

Gjatë intervistës Zhllima përmendi edhe rastet kur Urdhri i Mbrojtjes nuk funksionon, kjo sipas tij për shkak se viktima dhe dhunuesi vijojnë të jetojnë përsëri në të njëjtën shtëpi.

Më tej Zhllima përmendi edhe shembuj kur abuzohet me Urdhrin Mbrojtës. “Ndodh që kjo situatë të shfrytëzohet për të përfituar azil”-tha avokati duke sqaruar se është gjykata ajo që shqyrton në vijimësi konfliktin.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: