TIRANE-Pezullohen lejet shpërblyese për të burgosurit, që prisnin t’i kalonin festat e fundvitit. Urdhri i prerë ka ardhur drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko për varësit e tij.

Mësohet se nga data 24 dhjetor dhe në vazhdim nuk do të ketë asnjë leje për të burgosurit, që t’i bashkoheshin familajrëve të tyre me rastin e festave.

Vendimi sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve bëhet për arsye sigurie.

Kujtojmë se rasti më i fundit i një të burgosuri që merrte leje dhe kryente krime, ka qenë ai i Artan Koçekut, i cili vrau disa ditë më parë Angjelin Shkambin në Shkodër.

Këtë vit gjithashtu për të burgosurit nuk ka patur asnjë lloj amnistie, pas vrasjes së gjyqtares së Shkodrës, Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi, i cili e kreu krimin pasi kishte përfituar nga aministia vitin e kaluar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: