NGA KLODIANA LALA*

TIRANË- Asnjë punonjës i administratës së burgj- eve nuk duhet të angazhohet në fushatë zgjedhore”. Kështu theksohet qartazi në urdhrin e brendshëm të firmosur nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, i cili u është dërguar të gjithë drejtorëve të burgjeve apo paraburgimeve në vend prej disa ditësh. Ky urdhër i është komunikuar çdo punonjësi të administratës së burgjeve, ku secili prej tyre është paralajmëruar që të mos angazhohet në fushatë, në të kundërt rrezikon deri në humbjen e vendit të punës. I njëjti urdhër është firmosur edhe për punonjësit e Policisë së Burgjeve, të cilët garantojnë sigurinë në institucionet e ekzekutimeve të vendimeve penale. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme thanë për “GSH” se urdhri ka si qëllim që të mbajë punonjësit e administratës larg fushatës, ndryshe nga sa ndodhur në fushatat e mëparshme, kur përdorimi i administratës publike është vërejtur edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
URDHRI PËR ADMINISTRATËN 
Ashtu sikurse në fushatat e mëparshme zgjedhore, edhe këtë herë ka pasur debate të ashpra dhe akuza publike për angazhim të punonjësve të administratës në fushatë zgjedhore. Madje, në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës pati diskutime të ashpra në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për këtë temë. Asokohe edhe vëzhguesit ndërkombëtare konstatuan përdorim të administratës në fushatë zgjedhore, në shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor. Për t’i prerë rrugën një angazhimi dhe përfshirje të punonjësve të administratës së burgjeve dhe policëve që garantojnë sigurinë, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme i ka paraprirë me një urdhër të brendshëm. Nëse konstatohen raste kur punonjësi angazhohet, atëherë do të merren masa ndëshkuese, që do të analizohen rast pas rasti. Ndërkohë po me një urdhër të Zotos është pezulluar dhënia e lejeve shpërblyese apo të veçanta për të dënuarit dhe transferimi i tyre nga data 21 maj deri me 30 qershor 2015.

 

(m.k/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb