Gjatë ceremonisë së homazheve për shkrimtarin e madh Ismail Kadare, botuesi i tij Bujar Hudhri, në një prononcim për mediat tha se Kadare u mor me një ambulancë të thjeshtë.

Ai u shpreh se në automjetin e Urgjencës mungonte impianti që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit.

Një pretendim të tillë e ka hedhur poshtë Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.

Në një deklaratë për gazetarët, ai tha se autoambulanca ishte e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme.

“Zoti Hudhri vetëm të mos ketë pasur syze sepse defibratori ishte i montuar. Edhe kur shkoi në spital, Hudhri ka ardhur më vonë. Nuk jam këtu për të kundërshtuar, di që është vepruar në bazë të çdo protokolli për të shpëtuar jetën e tij.

Ambulancat janë të reja që janë të pajisura me monitor defibrator”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb