Xhaxhai i Shëndritit tregon për emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” si u lajmërua për aksidentin e nipit.
“Një miku im më tregoi se nipi ishte aksidentuar rëndë. Mora mjetin shkova në spital. Pas 72 orësh filluan shenjat e jetës. Reagoi. Prindërit e djalit e përjetuan shumë rëndë. Prindërit më shumë qëndrojnë në shtëpi”, tregon ai.

Xhaxhai thotë se kohët e fundit djali ka ngërçe dhe mjekët thonë që është përkeqësuar. “Djali ka shumë dhimbje, mjekët i bëjnë 30 injeksione për ta qetësuar dhe për ta stabilizuar. Shpëtim ata shikojnë një spital në Shqipëri dhe tek mjeku austriak. Por ata nuk i kanë 22 mijë eurot për të kryer operacionin e kushtueshëm.
Jemi të gjithë psikologjikisht, fizikisht keq, kunata sidomos e vuan shumë. Nuk fle natën se rri zgjuar dhe i kontrollon temperaturën djalit. Zgjidhja është operacioni në Shqipëri. Na kanë thënë që e merr përsipër një mjek austriak dhe disa mjekë shqiptarë në staf. Janë mjekë të mirë na thonë, kanë eksperiencë.
Na duhen 22 mijë euro por nuk i bëjmë dot aq. Thirrje u bëjmë të gjithë njerëzve që kanë mundësi. Atyre njerëzve që janë të mirë, ata që kanë mundësi. Duam ta çojmë të operohet dhe të kthehet shëndoshe në familje e në shkollë”, lutet xhaxhai.

https://youtu.be/PFzUb4vkuPA

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb