TIRANE – Që të flasim troç, Alketa është një prezantuese mjaft e shkathët dhe e zonja, por një skenarist duhet të kujdeset për të, sepse jo pak herë flet kot.

Në “Dance with me” këtë të hënë që shkoi, tri gra të burgosura erdhën në emision dhe ky ishte një moment kulminant, por prezantimi që iu bë nuk ishte ai që i takon një folëseje të madhe si Alketa. Kjo e fundit përmendi një shprehje: “Burgu është universitet”, e kjo mes një lumi fjalësh pa kuptim e pa lidhje, ndërkohë që na kujtoi halabakët e viteve post ’90 që, kur i pyeste dikush ‘nga je zhduk’, thoshin: ‘kemi qenë për studime në universitet’.

Për fatin e mirë të Alketës, mesazhin e dhanë ato femra që vuajnë dënimin, duke u shprehur se: ‘Para se të bëni një veprim, mendohuni dy herë, pasi s’ka asgjë më të shtrenjtë se liria’, shkruan Bluetooth.

Por duket se askush nuk i ka tërhequr vërejtje për herën e kaluar sepse, dhe spektaklin e radhës, Alketa Vejsiu e këshillon anëtarin e jurisë, Robert Aliaj se: “Duhet te jesh më i qartë me sqarimet se femijët e fshatit nuk kanë të njëjtin perceptim me ata të qytetit…”
Kurse disa netë më parë, moderatorja lidhur me teknologjinë e telefonave tha: “Blerja e një iPhone apo Samsung-u është një investim që gjithsecili duhet ta bëjë që jeta të ketë kuptim!”.

(er.nu/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: