Mbesa e presidentit të zgjedhur Donald Trump, Kai, ka uruar gjyshin e saj për fitoren e parashikuar në zgjedhjet presidenciale.

Ajo shkroi në një postim në rrjetin social “X” se askush nuk kujdeset më shumë për popullin më shumë se sa ai.

“Askush nuk punon më shumë ose nuk kujdeset më shumë për popullin amerikan. Urime gjysh, të dua!”, shkroi Kai në platformën e mediave sociale X.

17- vjeçarja Kai është vajza e djalit të presidentit të zgjedhur, Donald Trump Jr dhe ish-gruas së tij, Vanessa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb