Futbollisti shqiptar që luan me Arsenalin, Granit Xhaka ka uruar nënën e tij me rastin e festës së 8 marsit. Përmes një statusi në Facebook, në gjuhën shqipe, Xhaka thotë se nënave duhet t’i përulemi e t’i falënderojmë për të gjitha sakrificat.

Futbollisti ka publikuar edhe një foto me nënën e tij kur ishte i vogël dhe shprehet ndër të tjera se ka arritur të ecë para në jetë dhe të ketë suksese falë frymëzimit që merr nga nëna.

Statusi i plotë:
8 MARSI një ditë e veçantë për të gjithë nënat tona, por në fakt çdo ditë duhet t’u përulemi e ti falënderojmë shumë për gjithçka kanë bërë për ne. Sa netë pa gjumë kalon një nënë duke menduar për ne dhe duke u kujdesur për ne pa pushuar asnjë minutë. E si mund të shpreh unë me fjalë gjitha ato që ti meriton nëna ime! Çdo fjalë që unë mund të them është shumë pak NËNA IME.
Të them nga zemra që je gjithçka për mua dhe gjatë gjithë jetës time do të jem mirënjohës. Pa ty nuk do isha ky që sot jam. Ti më frymëzon të eci i sigurt përpara.
Të dua Shumë NËNA ime!
Gëzuar festën Edhe Shumë e Shumë festa sëbashku.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: