TIRANE – Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka bërë një dedikim prekës nënës së saj nw ditwn e 8 Marsit. Ajo ka publikuar në faqen e saj në “Facebook” një foto të nënës së saj, të cilën e cilëson heroinë dhe shenjtëreshë.

“Njëlloj sikur isha e vogël, kam nevojë për këshillën e nanës. Ajo është jo vetëm heroina ime, ajo është si një shenjtëreshë. Edhe sot dora e saj më jep siguri. Ajo më ka mësuar t’i lutem Zotit, por edhe dhe të mos dorëzohem. Kurse Megi nuk kursen kurrë buzëqeshjen e saj të ëmbël. Ajo tani është edhe mikja ime më e dashur,” – shkruan Topalli.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: