Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka deklaruar se urrejtja  e kryeministrit Rama ndaj bluzave të bardha nuk njeh asnjë kufij.

Ai shton përmes një posti në “Facebook” se  vijojnë të shkelen në formë flagrante kushtet dhe rregullat e privatësisë për mjekët dhe gara për shefat e klinikave nuk zgjidhen me meritokraci.

Për deputetin Spahia, kjo është një nga arsyet themelore, e cila i shtyn të rinjtë të marrin arratinë jashtë vendit, sepse gara për një post është e diktuar nga shefi i qeverisë dhe  ministrja e Shëndetësisë.

“Urrejtja e Rames ndaj bluzave te bardha dhe indiferenca e tij ndaj sherbimit shendetsor nuk njohin kufij. Arrijnë deri aty sa shkelen parimet e pavaresise se sherbimeve dhe klinikave universitare ne perzgjedhjen e shefave te klinikave. U imponohet mjekeve qe konkurrojne per keto poste akademike dhe klinike nje komision ne perberjen e te cilit eshte vetem nje mjek dr Dracini, kurse pjesa tjeter e anetareve jane aty per merita pa asnje lidhje me mjekesine, per faktin qe jane miq te Rames apo ministres Manasterliu. Edhe nje arsye me shume qe mjeket e rinj dhe te talentuar te largohen jashte vendit”, shkruan ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb