Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se një shumë prej 160 milionë eurosh nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse do të ndahen për të përmbushur nevojat urgjente humanitare të Ukrainës për këtë dimër.
Ajo shtoi se termocentrali me karburant është duke u çmontuar në Lituani dhe do të rindërtohet në Ukrainë, ku u shkatërruan 80 për qind e termocentraleve të vendit, raporton Reuters.
“Qëllimi ynë është të rivendosim kapacitetin prej 3,5 GW, që është 15 për qind e nevojave të Ukrainës”, tha Von der Leyen.