Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pritet të vizitojë nesër (të mërkurën) Tiranën.

Presidentja Von der Leyen vizitën e saj e fillon në Shqipëri më 23 tetor, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama, e më pas pritet ta mbajë një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë.

Të enjten, Ursula von der Leyen do të shkojë në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me kryeministrin Hristjan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Më pas, po të enjten do të vizitojë Bosnjën e Hercegovinën, ku fillimisht pritet t’i vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet e fundit vdekjeprurëse. Presidentja e KE-së të premten do të ketë takime në Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës.

Nga Bosnja, ajo do të shkojë në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Millosh Vuçeviç.

Ditën e fundit të turneut, presidentja Ursula von der Leyen do qëndrojë për vizitë në Kosovë, kurse më pas do të shkojë në Mal të Zi, ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviç dhe kryeministrin Milojko Spajiç.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb