Me fitoren kundër Arabisë Saudite Uruguai siguroi kalimin e grupit ç’ka do të thotë se amrikano-latinët do të luajnë në fazën e nokautit në Botëror, aty ku do të peshkojnë me shumë gjasa ose Spanjën ose Portugalinë.

Gjithsesi këtyre llogarive një tifoz i Uruguait nuk i ka hyrë fare, por ka menduar të festojë atë që të besuarit e Oscar Tabarez kanë arritur deri më tani.

Ky person, i cili punon në ministrinë e Mjedisit të Uruguait, ka menduar që të marrë me vete në zyrë disa ëmbëlsira për t’i ndarë me të tjerët. Për dreq, që protagonisti i këtij episodi, sikurse raporton “El Pais”, ka harruar tu tregojë kolegëve një sekret të vogël, brenda kekut kishte një përbërës sekret.

Bëhet fjalë për të famshmet “broënies speciale”, sikurse njihen në Amerikën Jugore “broënies locos”, që në brendësi të tyre përmbajnë marijuanë. Eventualisht receta është përgatitur në perfeksion, sepse ëmbëlsirat u mbaruan të gjitha.

Por në atë pikë që dikush që i kishte konsumuar u ndie më pas keq dhe u detyrua të transportohet për në spital, për t’ju nënshtruar kontrolleve shëndetësore, të paktën sikurse një dëshmitar raporton për “El Pais”: “U ndiem shumë keq dhe njëra prej vajzave u tremb shumë. Për këtë arsye dikush njoftoi ambulancën”. Në përfundim asgjë e rëndë, të paktën nga pikëpamja shëndetësore. Por në atë legjislativ…ka nisur hetimi për personin që ka infiltruar ëmbëlsirat e ndaluara.

Aspak mirë, sepse ndonëse është e vërtetë që në Uruguai është legalizuar së fundmi, nga ana tjetër ligji parashikon se nuk mund të konsumohet në vendin e punës. Është kjo arsyeja pse Ministria e Mjedisit do të nisë një hetim për të përcaktuar përgjegjësit e shkeljes proceduriale. Bëhet e ditur se protagonisti në fjalë mendohet se nuk është asnjë funksionar i lartë i ministrisë, por një anëtar shumë i ri i stafit, pa eksperiencë administrative.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb