Për herë të parë që nga viti 2006 një tenist amerikan do të luajë në finalen e US Open. Kjo sepse Fritz dhe Tiafoe kalojnë me sukses sfidat çerekfinale dhe kualifikohen për në gjysmëfinale. Dy tenistët do të sfidojnë njëri-tjetrin për një vend në finalen e madhe.

Fritz eliminoi në çerekfinale Zverevin me rezultatin 3-1 (7-6, 3-6, 6-4, 7-6), ndërsa Tiafoe kryesonte 2-1 me sete përballë Dimitrovit, por bullgari u tërhoq nga gara dhe rrjedhimisht u eliminua.

Tek femrat Sabalenka mposht Zheng dhe kualifikohet në gjysmëfinale, aty ku e pret Navarro, që fitoi çerekfinalen përballë Badosës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: