Usher ka zbuluar pse Justin Bieber nuk iu bashkua gjatë shfaqjes së tij në Super Bowl 2024. “E dini çfarë, nuk funksionoi me Justin,” tha këngëtari 45-vjeçar në një postim në Instagram.

“Unë e respektoj dhe e pranoj që vëllai im… Mendoj se mund të ketë qenë thjesht fakti që ai dëshiron të tregojë një histori tjetër dhe unë e kuptoj këtë.”. Usher u jep fund aludimeve për mungesën e Justin Bieber në Super

Usher, i cili mentoroi Bieber që në fillimet e tij në muzikë, konfirmoi se ka patur “një bisedë të shkurtër” mes tyre dhe se do të ketë një bashkëpunim “në të ardhmen”. “S’ka humbur miqësia apo gjëra si këto”, tha Usher.

Artisti zbuloi gjithashtu se kishte folur me disa bashkëpunëtorë të tjerë për shfaqjen e madhe, përveç Bieber. Në skenë ai performoi me Alicia Keys, H.E.R., Jermaine Dupri, Lil Jon, Ludacris dhe will.i.am. Performanca e Usher u ndoq nga 30.1 milionë familje, sipas Forbes duke mposhtur koncertin e vitit të kaluar, gjatë të cilit Rihanna zbuloi shtatzëninë e saj të dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: