Pas festave të fundvitit, trupi ka nevojë për një moment detoksifikimi ose pastrimi: fruta, perime, por edhe erëza për t’u ndier menjëherë më mirë.

-Koperi është një perime me mijëra të mira. I pasur me vitamina A, C, kalium dhe kripëra minerale. Është perfekt kur keni nevojë për t’u “shfryrë”, sepse ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta në trup. Përgatitini fletët e tij duke i pastruar dhe duke i larë dhe më pas konservojini në një enë hermetike në frigorifer: mund t’i shfrytëzoni si shuajtëse të urisë gjatë ditës ose si antipastë.

-Lëngu i portokallit sapo zgjoheni në mëngjes, jep një kontribut të pakrahasueshëm vitamine C. Ai ju ndihmon që të parandaloni ftohjen dhe të pastroni trupin. Pavarësisht llojit të portokajve, e rëndësishme është që lëngun e tyre ta pini sapo ta shtrydhni. Kjo është një mënyrë më efikase.

-Orizi integral, ndryshe nga orizi i bardhë, që është i pasur me karbohidrate, pra me sheqerna, përmban shumë fibra, përveçse selen, magnez dhe proteina, të përsosur për të pastruar trupin.

-E dimë se ai nuk është një përbërës më vete, por uji është i pazëvendësueshëm kur kemi nevojë për të pastruar fizikun, nga toksinat e marra pas festave që tashmë kaluan. Dy litra në ditë do t’ju ndihmojnë shumë për t’u ndier menjëherë shumë mirë.

-Përveç hekurit dhe kalciumit, spinaqi përmban edhe shumë vitamina, minerale, veti antioksiduese, pastruese etj. Mënyra më e mirë që spinaqi të ruajë këto veti kaq të mira të tij është ajo e përgatitjes me avull dhe e marinosjes me limon dhe vaj ulliri.

-Lulelakra përmban 25 kalori për 100 gramë. Ajo është një perime dimri, e cila duhet të konsumohet dy herë në javë për të marrë përfitimet që substancat që gjenden në to, të mund të futen plotësisht në trupin tuaj. Ajo përmban kalcium, fosfor, hekur, vitaminë C, antiseptik, antibakterial, antioksidant, acid folik, ndërsa kontrollon sheqerin në gjak.

-Erza kurkumina (një bojë ushqimi, e cila përdoret për t’u dhënë ngjyrë të verdhë përgatitjeve të ngjashme me atë të shafranit), ndihmon në luftimin e infeksioneve dhe në përshpejtimin e largimit të toksinave nga trupi.

-Peshku krudo ose i papërpunuar, është shumë i pasur me Omega 3, ndërsa ai është shumë i lehtë. Pas festave është më mirë që të përdorni më shumë atë sesa mishin, i cili i bëhet “barrë” mëlçisë. Perfekt është edhe pjekja e tij në furrë ose në zgarë pa asnjë përbërës tjetër.

-Artiçoka ose karçofi është i duhuri për të pastruar mëlçinë nga substancat alkoolike pas festave. Ndihmon për të pastruar gjakun nga alkooli i mbetur dhe kequshqyerja e kohëve të fundit.

E pasur me vitamina, hekur, betakaroten dhe antioksidantë, manaferrat “goji” janë shumë të dobishme për shëndetin e të gjithë trupin.(marre nga Shqip)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: