TIRANE – Perime me gjethe jeshile, ashtu si edhe ushqimet e tjera me përmbajtje të lartë në hekur, mund t’ju ndihmojnë të luftoni aneminë e shkaktuar si pasojë e mungesës së hekurit.
Kjo formë e anemisë çon në rënie të numrit të qelizave të kuqe të gjakut si pasojë e mangësisë së hekurit. Pa pasur mjaftueshëm hekur, trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm hemoglobinë, një substancë në qelizat e kuqe të gjakut që e bën të pamundur kalimin e oksigjenit në indet e trupit. Si pasojë, ju mund të ndiheni të dobët, të lodhur dhe të acaruar gjatë gjithë kohës shkruan Shëndeti.
Rreth 20% e femra, 50% e grave shtatzëna dhe 3% e meshkujve nuk kanë mjaftueshëm hekur në trup. Zgjidhja, në disa raste, është të konsumoni më shumë ushqime të pasura në hekur.
Si e përdor trupi hekurin e marrë nga ushqimet?
Kur konsumoni ushqime të pasura në hekur, ky i fundit absorbohet në trup kryesisht nëpërmjet pjesës së sipërme të zorrës së hollë.
Hekurin mund ta sigurojmë si nga burimet shtazore, si mishi i kuq, peshku etj, ashtu edhe burimet bimore.
Ushqimet e pasura në hekur
Burimet shtazore të hekurit, me 3.5 ml ose më shumë për racion, janë:
• 85 gramë mish pule ose viçi
• 85 gramë midhje ose molusqe
• 85 gramë goca deti
Burime të mira të hekurit me 2.1 miligramë ose më shumë për racion janë:
• 85 gramë biftek të gatuar
• 85 gramë sardele të konservuara në vaj.
• Burime të hekurit me 0.7 miligramë ose më shumë për racion janë:
• 85 gramë mish pule
• 85 gramë mish të gjelit të detit të gatuar
• 85 gramë peshk salmoni, tuna, merluc etj
• 85 gramë proshutë derri
• 85 gramë mish viçi
Burimet bimore më të mira të hekurit janë thjerrëzat, fasulet dhe spinaqi. Frutat e thata si bajamet, fistikët, arrat, farat e lulediellit, kikirikët, shqemet e pjekura etj janë gjithashtu të pasura në hekur.
Si të merrni më shumë hekur nga ushqimet
Disa ushqime mund të ndihmojnë trupin të absorbojë më shumë hekur nga ushqimet e pasura me këtë mineral; të tjerat mund ta pengojnë këtë proces. Për të absorbuar më shumë hekur nga ushqimet që konsumoni, përpiquni të shmangni konsumimin e çajit ose kafes, ose konsumoni ushqime të pasura me kalcium. Për të përmirësuar absorbimin e hekurit, i konsumoni ushqimet e pasura në hekur së bashku me një burim të mirë të vitaminës C, si lëngu i portokallit, brokoli ose luleshtrydhet.
Nëse nuk mund të merrni mjaftueshëm hekur nga burimet ushqimore, mund të keni nevojë edhe për suplemente të hekurit. Megjithatë, duhet të konsultoheni më parë me mjekun, i cili mund t’ju rekomandojë dozën e duhur si dhe duhet të ndiqni udhëzimet e tij me kujdes.
Edhe pse toksiteti i hekurit nga burimet ushqimore është i rrallë, me suplementet janë të mundshme edhe mbidozat vdekjeprurëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: