NGA: Klodjana Haxhiaj*DURRËS- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar menjëherë pas ankesave të ngritura nga prindërit, se në çerdhe dhe kopshte të qytetit të Durrësit shërbehet ushqim jashtë standardeve. Inspektorët e AKU-së së qytetit bregdetar u shprehën se kontrollet janë periodike një herë në 2 muaj, në këto institucione, dhe në magazinën qendrore, nga ku bëhet shpërndarja e produkteve ushqimore për kuzhinat e 4 çerdheve 6 kopshteve si dhe dy konvikteve të Durrësit.

Lejla Kërtusha, inspektore e AKU-së në Durrës deklaroi se siguria e produkteve që shpërndahen është maksimale, sepse kontrolli nga ana e inspektorëve bëhet një herë në dy muaj. “Me situatën ne u njohëm nëpërmjet mediave, dhe menjëherë një grup inspektorësh u paraqit në magazinën qendrore nga ku bëhet furnizimi. Të gjitha produktet që janë këtu janë brenda afateve të përdorimit, dhe janë me etiketa në gjuhën shqipe për vlerat ushqyese, dhe kushtet e ruajtjes së tyre. Edhe mishi kontrollohet nga inspektorët veterinarë të bashkisë për vulën veterinare, treguesit organoleptikë, dhe kushtet e ruajtjes së tij, në frigoriferë.”, -thotë Kërtusha.

Ndër të tjera Kërtusha hedh poshtë çdo ankesë të bërë nga prindërit në tre javët e fundit, për cilësinë e ushqimeve, ankesa këto të bëra prezente në Drejtorinë Arsimore dhe në Bashkinë e qytetit, nga prindërit. Por Kërtusha e pranon që ka raste kur produktet janë skarco dhe ato kthehen mbrapsht furnizuesit në magazinën qendrore . “Nëse produktet nuk janë brenda parametrave, i kthehen mbrapsht funizuesit”.

Në lidhje me ankesat e bëra nga prindërit e kopshteve e të çerdheve, bënë që drejtori i Arsimit dhe Kulturës në Bashkinë e Durrës, Ardian Gurra dhe përgjegjësja e sektorit, Ana Dovana të zhvillonin një inspektim ‘blic’ në këtë magazinë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: