Ushqimi në shoqëri është i mirë për shëndetin tuaj, ul stresin dhe forcon lidhjet familjare, sipas dy studimeve të fundit të promovuar nga Barilla Group.

Një nga studimet, i kryer nga Universiteti i Minesotës dhe i botuar në revistën ”Family, System and Health”, theksoi veçanërisht se ata që hanë më shpesh në shoqëri thonë se janë më pak të stresuar.

Për më tepër, u gjetën korrelacione të rëndësishme pozitive midis shpeshtësisë së vakteve të përbashkëta dhe forcimit të lidhjeve sociale.

Studimi i dytë u krye nga nutricionistja e universitetit të Barit Elisabetta Bernardi dhe profesori i asociuar i ”Human Nutrition” i Universitetit të Padovës Francesco Visioli dhe u botua në revistën ‘Nutrition Research’, sipas niveleve të presionit të gjakut, ritmit të zemrës dhe niveleve të kortizolit, nxjerr në pah një marrëdhënie të drejtpërdrejtë midis lumturisë, shëndetit dhe jetëgjatësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb