Ushtarët izraelitë arrestuan 15 palestinezë gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë thuhet se forcat izraelite vazhduan bastisjet e tyre në shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor.

Theksohet se 15 palestinezë, përfshirë një grua dhe ish-të arrestuar, u arrestuan gjatë bastisjeve në qytete dhe qyteza të ndryshme të Bregut Perëndimor. Në deklaratë thuhet se ushtarët kanë rrahur dhe kërcënuar familjarët e palestinezëve që kanë ndaluar.

Numri i palestinezëve të arrestuar nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori 2023 ka kaluar 11.100.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, 722 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze që nga 7 tetori 2023.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb