Të paktën 144 palestinezë janë plagosur si pasojë e intervenimit të ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të “Marshit të Kthimit të Madh” në Rripin e Gazës nën bllokim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë thuhet se në intervenimin e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore janë plagosur 144 palestinezë prej të cilëve 73 me plumba të vërtetë dhe pjesë nga shrapnelë.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e katër të plagosurve është e rëndë, duke bërë të ditur se prej të plagosurve 53 janë fëmijë, tre gra, dy punonjës shëndetësorë dhe një gazetar.

Që nga 30 marsi i vitit të kaluar, palestinezët në kufirin e Rripit të Gazës organizojnë protesta paqësore me moton “Marshi i Kthimit të Madh”, me anë të të cilave kërkojnë kthimin në territoret nga ku u dëbuan, si dhe heqjen e bllokadës së Gazës të imponuar në vitin 2006.

Sipas deklaratës së Qendrës për të Drejtat e Njeriut, Al-Mizan, mbi 320 palestinezë janë martirizuar, ndërsa rreth 18.500 të tjerë janë plagosur në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave të “Marshit të Kthimit të Madh”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb