RAMALLAH- Ushtarët izraelitë qëlluan për vdekje dy palestinezë në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor, sot gjatë orëve të para të mëngjesit, njoftuan burime lokale dhe mjekësore.

Një raport izraelit thotë se dy palestinezët u përpoqën të sulmonin me makinën e tyre ushtarët izraelitë në kampin Qalandia, në jug të Ramallahut, duke provokuar kështu hapjen zjarr nga ana e ushtarëve.

Ushtria izraelite tha se tre prej anëtarëve të saj ishin plagosur lehtë. Ministria palestineze e Shëndetësisë konfirmoi vdekjen e dy të rinjve, rreth të njëzetave, ndërkohë që shtoi se dy të tjerë kishin shkuar në spital, të plagosur pas së njëjtës ngjarje.

Më shumë se 110 palestinezë dhe 20 izraelitë janë vrarë që nga shpërthimi i fundit i dhunës në Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Izrael, në fillim të tetorit.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: